Protestuesit kanë nisur të vendosin tenda në sheshin “Ibrahim Rugova”, ashtu siç edhe kishin paralajmëruar më herët.
Ata kanë bërë të ditur se do ta vazhdojnë qëndrimin në shesh edhe gjatë orëve të natës.
Organizatori i protestave “Jo në emrin tim”, Çlirim Haziri, ka ftuar qytetarët që t’u bashkohen protestuesve nesër, më 5 tetor, nga ora 08:00, para Kuvendit të Kosovës.
Thirrja vjen para seancës së Kuvendit, ku pritet të shqyrtohet ligji që mbron Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.
Protestuesit pritet të qëndrojnë gjatë gjithë natës në sheshin “Ibrahim Rugova”, ndërsa tubimi do të vazhdojë edhe nesër para Kuvendit
Nisin të vendosen tendat, protestuesit do ta kalojnë natën në sheshin “Ibrahim Rugova”

