Die. Tet 4th, 2026

Ndryshon ora e protestës pas caktimit të seancës, veteranët thërrasin qytetarët në orën 09:00

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka bërë thirrje për protestë nesër, më 5 tetor, në ora 09:00, para Kuvendit të Kosovës.
Në këtë orë pritet të nisë seanca e Kuvendit të Kosovës, ku në rend dite pritet të jetë edhe çështja e ndryshimit të ligjit për Gjykatën Speciale, i propozuar nga PDK-ja.
Protesta fillimisht ishte paralajmëruar për ora 12:00, por pas caktimit të seancës së Kuvendit, orari është ndryshuar dhe protesta do të mbahet në ora 09:00.
OVL-UÇK u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që t’i bashkohen protestës para Kuvendit të Kosovës.
Mesazhi i veteranëve është i qartë: “UÇK na bashkon, shihemi në ora 09:00 para Kuvendit.”

Postime të Ngjashme