Kosova synon tri pikët ndaj Austrisë, ndeshja zhvillohet në “Fadil Vokrri”
Kosova sot zhvillon një nga ndeshjet më të rëndësishme në kuadër të Ligës së Kombeve, ku në Prishtinë do të përballet me Austrinë.
Takimi do të nisë në orën 18:00 dhe do të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri”, ndërsa “Dardanët” kërkojnë fitoren për të vazhduar luftën për një vend në Ligën A.
Kosova aktualisht ka grumbulluar 4 pikë pas tri ndeshjeve dhe renditet e dyta në grupin G. Në anën tjetër, Austria kryeson tabelën me 7 pikë.
Në përballjen e fundit mes dy skuadrave, të zhvilluar në Vjenë, Kosova u mposht me rezultat 3:1. Ndërsa në ndeshjen e fundit, ekipi i Franco Fodës barazoi pa gola, 0:0, ndaj Izraelit.
Për Kosovën, fitorja sonte do të ishte tejet e rëndësishme për të ngushtuar diferencën me Austrinë dhe për të mbajtur të gjallë synimin për ngjitje në Ligën A.

