Pre. Tet 2nd, 2026

Kurti nis sot bisedimet me opozitën për zgjedhjen e presidentit të ri

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se sot do të nisë komunikimet me liderët e partive opozitare, me qëllim të organizimit të takimeve për të diskutuar zgjedhjen e presidentit të ri të vendit.

Kurti ka deklaruar se kontaktet me opozitën do të fillojnë menjëherë pas takimit me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Ai i bëri këto komente pas homazheve për ish-rektorin e Universitetit të Prishtinës, Ejup Statovci.

Kryeministri ka theksuar se synimi është që deri më 6 tetor të zgjidhet presidenti ose presidentja e re, në mënyrë që vendi të mos mbetet pa zgjidhje institucionale pas përfundimit të afatit kushtetues.

Afati për zgjedhjen e presidentit përfundon më 6 tetor. Nëse Kuvendi nuk arrin ta zgjedhë kreun e shtetit brenda këtij afati, Kosova përballet me mundësinë e zgjedhjeve të reja.

Postime të Ngjashme