Përfaqësuesi i platformës “Liria Ka Emër”, Ismail Tasholli, ka deklaruar se organizata nuk do t’i ndalë aktivitetet edhe pas protestës së mbajtur të enjten në Prishtinë.
Duke folur për protestën, Tasholli ka thënë se në sheshin “Skënderbeu” ishin mbledhur, sipas tij, më shumë se 100 mijë qytetarë.
Ai ka theksuar se nuk ekziston një matje precize e numrit të pjesëmarrësve, duke shtuar se një vlerësim të tillë mund ta bëjë vetëm Policia.
Tasholli ka paralajmëruar se “Liria Ka Emër” do të vazhdojë me aktivitete të tjera, të cilat, sipas tij, mund të jenë nga format më kreative deri te veprimet më radikale./t7

