Mër. Sht 23rd, 2026

“Protestat që nuk po ndalën”, John Duncan: Pasojat e vendimit të Hagës po bëhen gjithnjë e më serioze

Ish-këshilltari i gjeneralit Wesley Clark gjatë luftës në Kosovë, britaniku John Duncan, ka reaguar pas aktgjykimit të Hagës ndaj ish-krerëve të UÇK-së, duke thënë se pakënaqësia në Kosovë ka nxitur protesta të njëpasnjëshme në Prishtinë dhe ka rikthyer thirrjet për bashkimin e shqiptarëve.

Duncan, i cili ka dëshmuar në Hagë në kuadër të ekipit të mbrojtjes, ka paralajmëruar se pasojat e aktgjykimit dënues po bëhen gjithnjë e më serioze.

Përmes një postimi në platformën X, Duncan ka thënë se protestat në Prishtinë kanë zgjatur për gjashtë ditë, ndërsa ka përmendur edhe rikthimin e thirrjeve për bashkim me Shqipërinë.

“Pakënaqësia popullore lidhur me vendimet ka çuar në gjashtë ditë protestash në Prishtinë dhe në thirrje të përtërira për bashkimin e shqiptarëve. Pasojat e këtij rasti po bëhen gjithnjë e më serioze”, ka shkruar Duncan.

Postime të Ngjashme