Mar. Nën 17th, 2026

Edi Rama propozon përfshirjen e Japonisë në projektin e hekurudhës Durrës–Prishtinë

Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se ka diskutuar me kryeministrin e Kosovës për mundësinë e përfshirjes së Japonisë në projektin e hekurudhës së re që do të lidhë Durrësin me Prishtinën dhe më pas me Nishin, për të vijuar drejt Europës Qendrore.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama e ka cilësuar këtë projekt me rëndësi të veçantë edhe për NATO-n, për shkak të Portit të ri të Durrësit, i cili sipas tij do të ketë një linjë hekurudhore të dedikuar tërësisht për veprimtaritë ushtarake dhe ato të Aleancës.

“Së bashku me Kryeministrin e Kosovës kemi biseduar më shumë se një herë se sa mirë do të ishte ta përfshinim Japoninë në projektin e hekurudhës së re nga Durrësi në Prishtinë, e cila më pas kalon nëpër Nish dhe lidhet me Europën Qendrore. Kjo hekurudhë ka gjithashtu rëndësi shumë, shumë të madhe për NATO-n për shkak të Portit të ri në Durrës, i cili do të ketë edhe një degë të dedikuar 100% për veprimtaritë ushtarake dhe ato të NATO-s. Ky mund të jetë një investim shumë interesant. Nëse e shqyrtoni projektin, do të na vinte shumë mirë të dëgjonim mendimin tuaj. Së bashku me Qeverinë e Kosovës, jemi gati të punojmë me ju ose me cilindo partner nga Japonia për të parë nëse mund ta realizojmë këtë projekt

Postime të Ngjashme