Në ambientet e ambasadës është vendosur një kabinë e fotove, e cila do të jetë vetëshërbim për aplikantët,
Ambasada bën me dije se ajo do të jetë në shërbim për aplikantët që kanë nevojë për foto të re ose në rast se fotografia që posedojnë nuk i plotëson kushtet e nevojshme për aplikim për vizë.
“Prezantojmë kabinën e re të fotove me vetëshërbim në Ambasadën amerikane në Prishtinë! Aplikantët për viza që kanë nevojë për një foto të re ose fotografia ekzistuese e të cilëve nuk i plotëson kërkesat për vizë amerikane, tani mund ta bëjnë një të tillë në ambasadë para takimit të tyre”, thuhet në njoftim.
Ambasada ka publikuar edhe udhëzime për përdorimin e pajisjes.
Introducing the new self-service photo booth at U.S. Embassy Pristina! Visa applicants who need a new photo or whose existing photo does not meet U.S. visa requirements can now take one at the Embassy before their appointment. Watch the video to learn how to use the photo booth. pic.twitter.com/CXeijM3qNA
— U.S. Embassy Pristina (@USEmbPristina) September 23, 2026

