Mër. Sht 23rd, 2026

Murati takohet me një homolog në SHBA, dakordohen për vazhdim të bashkëpunimit!

Ministri i Financave, Hekuran Murati, gjatë qëndrimit në New York, në Konsullatën e Kosovës u takua me z. Dennis Cornwall, ministrin e Financave nga Grenada.

“Me z. Cornwall diskutuam për bashkëpunimin e deritanishëm në shkëmbim të përvojave në fushën e diplomacisë dhe mundësinë për zgjerim të bashkëpunimit edhe në në fushën e financave publike dhe digjitalizimit.

Gjatë takimit diskutuam për sfidat në zbatimin e reformave të nisura në vendet tona, dhe u dakorduam që të vazhdojmë diskutimet edhe në nivelin teknik për zgjerim të bashkëpunimit”, ka shkruar Murati.

Postime të Ngjashme