Përfaqësuesja e Kosovës ka publikuar listën e saj për ndeshjen e shtatorit dhe tetorit në Ligën e Kombeve.
“Dardanët”, do të nisin rrugëtimin në ligën B pas fitoreve në play-off ndaj Islandës, duke na vënë krah kombëtareve cilësore.
Gjatë ditës së sotme, doli edhe lista e Franco Fodas për këto ndeshje ku ka shumë risi.
Risia e madhe është ftesa e talentit të Bayernit, Erblin Osmani i cili zgjodhi të vesh fanellën tonë, sikurse Dion Kaçuri që la Zvicrën U-21.
Po ashtu rikthehet edhe Edon Zhegrova dhe Milot Rashca në listën e Franco Fodas.
Kosova, në ligën B do të jetë në grup krah Irlandës, Austrisë dhe Izraelit.



