Enj. Sht 17th, 2026

Granit Xhaka reagon pas vendimit në Hagë për krerët e UÇK-së!

Screenshot

Futbollisti shqiptar Granit Xhaka ka reaguar pas vendimit të djeshëm të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë lidhur me krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Xhaka ka shprehur qëndrimin e tij për luftën dhe sakrificën për lirinë e Kosovës.

“Luftuan për tokën e tyre, për lirinë e atdheut. Liria ka emër”, ka shkruar Xhaka.

Reagimi i kapitenit të Sunderlandit dhe Kombëtares së Zvicrës vjen një ditë pas vendimit në Hagë, duke iu bashkuar reagimeve të shumta publike lidhur me zhvillimet në proceset gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Postime të Ngjashme