Mar. Sht 15th, 2026

Altin Krasniqi: Jemi krenarë me luftën që e ka bë babi dhe krerët e luftës

Djali i Jakup Krasniqit, Altini, ka udhëtuar drejt Hagës, aty ku po pret me padurim lirimin e të atit.

Në një deklarim, Krasniqi thotë se me aq sa kanë parë, nuk ka dëshmi e as provë që e inkriminon luftën çlirimtare.

Ne presim që ata me u shpallë të pafajshëm. Këto 6 vjet e kemi përcjellë komplet procesin dhe ekipi i mbrojtjes na ka thënë, dhe çka ne kemi mujtë me e pa, që nuk ka prova, nuk ka dëshmi, që e inkriminon luftës e pastër të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kështu që, presim që ata nesër me u liru.

I pyetur nga IndeksOnline se sa ishin të vështira këto vite për familjen e tij, Krasniqi tha:

“Për neve, këto 6 vite kanë qenë të rënda. Padrejtësia e bën komplet edhe më të rëndë procesin. Por, jemi krenarë me luftën që e ka bë babi dhe krerët e luftës” tha si.

Kujtojmë se shpallja e aktgjykimit në rastin “Thaçi dhe të tjerët” do të bëhet nesër, me fillim nga ora 10.

Postime të Ngjashme