Sht. Nën 14th, 2026

Kosova dhe Izraeli ndajnë pikët në “Fadil Vokrri”

Ka përfunduar ndeshja ndërmjet Kosovës dhe Izraelit, e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në kuadër të Ligës së Kombeve, me rezultat 0-0.

Dardanët kanë arritur të marrin një pikë të rëndësishme, duke avancuar në kuotën e gjashtë pikëve dhe duke u renditur në vendin e dytë të grupit.

Në anën tjetër, Izraeli mbetet me tri pikë dhe renditet në pozitën e fundit të grupit.

Gjatë ndeshjes, përzgjedhësi Franco Foda bëri disa zëvendësime. Fisnik Asllani u inkuadrua në vend të Vedat Muriqit, ndërsa Baton Zabërgja zëvendësoi Milot Rashicën.

 

Kosova mbeti me një lojtar më pak nga minuta e 66-të, pasi Veldin Hoxha u ndëshkua me karton të kuq.

Ndeshjen e radhës, Kosova do ta zhvillojë kundër Irlandës, ndërsa Dardanët synojnë të vazhdojnë me rezultate pozitive në këtë garë.

Postime të Ngjashme