Sht. Nën 14th, 2026

“A nuk e meritojnë ngritjen e pagave dhe pagën e 13-të?” – Sindikata e KEK-ut publikon pamje të punëtorëve në shi e të ftohtë

Sindikata e Re e KEK-ut ka publikuar një video të punëtorëve të Korporatës Energjetike, duke punuar në të ftohtë dhe në shi.

Përmes videos, sindikata përkujton kushtet e punës duke kërkuar kontribut për dinjitetin e punëtorëve.

“Mirënjohje dhe respekt për këta punëtorë që edhe në këto kushte të vështira punojnë me përkushtim dhe kontribuojnë për prodhimin e energjisë në vendin tonë.

Por tani shtrohet pyetja: A nuk e meritojnë këta punëtorë ngritjen e pagave dhe pagën e 13-të?” thuhet në postim.

Duke kërkuar që të vlerësohet puna e punëtorëve, sindikata do të protestojë sërish më 19 nëntor, përpara zyrave të KEK-ut.

Postime të Ngjashme