Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës ka njoftuar se është duke zhvilluar një operacion shpëtimi në Bjeshkët e Nemuna.
Operacioni po zhvillohet në zonën kufitare mes Shqipërisë dhe Kosovës, raporton IndeksOnline.
Sipas njoftimit të publikuar nga shërbimi, ekipet janë angazhuar në terren për realizimin e operacionit, ndërsa për më shumë detaje është paralajmëruar se do të ketë informacione në vijim.
“ShKShMK është duke e zhvilluar një operacion shpëtimi në Bjeshkët e Nemuna, në zonën kufitare Shqipëri – Kosovë. Për më shumë informata, ju informojmë me kohë”, thuhet në njoftim.
Deri më tani nuk janë bërë të ditura detaje të tjera lidhur me personat e përfshirë apo rrethanat e rastit.

