Mar. Sht 15th, 2026

Kosovari e shqiptari kryejnë disa vjedhje në Prizren, në Prishtinë vidhen para, stoli e orë dore

Dy persona janë arrestuar në Prizren, të hënën, nën dyshimin se kanë kryer disa vjedhje, ndërsa një rast tjetër i hajnisë është raportuar në Prishtinë, ku nga një shtëpi janë marrë para, stoli ari dhe orë dore.

Policia ka njoftuar se në ngjarjen e parë, që ndodhi në rrugën “Masar Shala” janë arrestuar dy të dyshuarit, njëri shtetas i Kosovës e tjetri i Shqipërisë, të cilët më pastaj edhe janë dërguar në mbajtje .

Ndërkohë, rasti tjetër i vjedhjes së rëndë që u raportua në Prishtinë, ndodhi në rrugën “Adriatiku”. Në lidhje me të, sipas policisë, viktima ka raportuar se janë vjedhur para të gatshme, stoli ari dhe disa orë dore.

Forcat e rendit thanë se kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për zbardhjen e këtij rasti.

Postime të Ngjashme