Mar. Sht 15th, 2026

Viktima në Klinë, shtetas i huaj

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e së martës në fshatin Zajm, ku një person ka humbur jetën në lumin Bistricë.

Viktima është shtetas i Austrisë dhe dyshohet se ishte duke peshkuar në momentin e ngjarjes, raporton Klina.Info.

Ngjarja ka alarmuar ekipet emergjente, të cilat kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa autoritetet kanë nisur veprimet për të sqaruar rrethanat e rastit.

Ende nuk dihen detaje të tjera, lidhur me mënyrën se si ka ndodhur ngjarja dhe shkaqet që kanë çuar deri te humbja e jetës.

Postime të Ngjashme