Vetëm një ditë pasi që Albin Kurti është zgjedhur kryeministër i Kosovës me 62 vota pro në Kuvendin e Kosovës, ai do të mbledh sot kabinetin qeveritar.
Sipas njoftimit për media, mbledhja e parë e Qeverisë Kurti 4 do të mbahet sot duke filluar nga ora 10:00.
Nuk dihet se cilat do të jenë pikat e diskutimit në këtë mbledhje. E ditën e djeshme Kurti, gjatë prezantimit të ekspozesë para deputetëve në Kuvendin e Kosovës, ka deklaruar se paga mesatare në vend pritet të kalojë mbi 1 mijë euro në muaj.
Kurti premtoi gjithashtu pagën e 14-të për punëtorët e sektorit publik.

