Dy shtetas të huaj janë arrestuar në Prishtinë pasi dyshohet se kanë sulmuar njëri-tjetrin. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur më 13 shtator 2026, rreth orës 03:00. Si pasojë e përleshjes, të dy të dyshuarit kanë pësuar lëndime të lehta trupore dhe kanë pranuar trajtim mjekësor.
Pas intervistimit dhe në konsultim me prokurorin, të dy janë liruar në procedurë të rregullt.
“ Prishtinë / 13.09.2026 – 03:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj shtetas të huaj pasi dyshohet se kanë sulmuar njëri tjetrin, ku si pasojë kanë pësuar lëndime të lehta trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Lidhur me rastin të dyshuarit pas intervistimit në konsultim me prokurorin janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

