Hën. Sht 14th, 2026

Tragjedi në Turqi, autobusi aksidentohet dhe përfshihet nga flakët, 2 të vdekur

Një autobus ndërqytetas është përfshirë nga flakët në Turqi, pas një aksidenti të rëndë në Autostradën Veriore Marmara, në Stamboll.

Sipas raportimeve, autobusi, i cili udhëtonte në linjën Diyarbakir–Stamboll, u përplas me një kabinë pagese dhe menjëherë pas përplasjes automjeti shpërtheu në flakë.

Në vendngjarje mbërritën menjëherë ekipet e zjarrfikësve dhe ato mjekësore, ndërsa zjarri i fuqishëm vështirësoi përpjekjet për shpëtimin e personave që ndodheshin në autobus.

Raportohet se dy persona kanë humbur jetën dhe tetë të tjerë janë plagosur.

Autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.Ngjarja ka ndodhur me 13 shtator

KLIKO KETU PER POSTIMIN E PLOTE

Postime të Ngjashme