Një 49-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një vetaksidenti të trafikut që ndodhi të dielën pasdite në rrugën e Transitit, në Shirokë të Suharekës.
Siç bëri të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyçi, aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:20, kur ngasësi, për shkaqe ende të panjohura, ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe ka dalë nga rruga.
Si pasojë, ai ka pësuar lëndime të rënda, ndërsa tre pasagjerët, një 49-vjeçare dhe dy fëmijë, kanë marrë lëndime të lehta.

