Skuadra e Sassuolos mbrëmë e mposhti 3:2 Juventusin, në ndeshjen e Serie A.
Dy gola në këtë ndeshje për “Zonjën e Vjetër” i shënoi Edon Zhegrova.
Pas dy golëshit, futbollisti kosovar ka reaguar në rrjetet sociale, duke thënë se është mëkat që këto shënime nuk u shndërruan në fitore:
“Është mëkat që golat e mi nuk u shndërruan në fitore, por duhet të vazhdojmë të shtyjmë edhe më shumë përpara. E prisja këtë moment për të shënuar për këtë klub. Forza Juve!”, është shprehu Zhegrova
Kujtojmë që këto dy gola për “luanin” e Kosovës ishin të parat me fanellën e klubit italian.

