Mër. Sht 9th, 2026

Leao “sulmon” Milanin para ndeshjes së Ligës së Kampionëve

None

Kanë kaluar vetëm 10 ditë nga transferimi i Rafael Leaos te Galatasaray, por sulmuesi portugez tashmë ka bërë një deklaratë që nuk u ka pëlqyer aspak tifozëve të Milanit.

Në konferencën për shtyp para ndeshjes ndaj Sporting Lisbonës në Ligën e Kampionëve, Leao foli për prapaskenat e transferimit të tij te klubi turk.

“E falënderoj Galatasarayn për gjithë angazhimin për realizimin e këtij transferimi. Më kërkonin prej dy muajsh. Gjithmonë kam besuar te Galatasaray dhe erdha këtu. Më dhanë mundësinë të luaj sërish në Ligën e Kampionëve. Tifozët janë të jashtëzakonshëm”, deklaroi Leao.

Portugezi foli edhe për gjendjen e tij fizike dhe rolin që do të ketë te skuadra e re.

“Në çdo pozicion ndihem komfort. Gjëja më e rëndësishme është të mund të ndihmoj ekipin. Për mua nuk ka rëndësi pozicioni. Fizikisht jam mirë. Kam pasur një dëmtim të vogël, por e kalova para dy javësh. Galatasaray më ndihmoi të rikthehem më shpejt”, shtoi ai.

Postime të Ngjashme