Mar. Sht 8th, 2026

Sot pa kufizime të qarkullimit të kamionëve me masë totale mbi 20 tonë

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se gjatë ditës së sotme nuk do të ketë kufizim të qarkullimit për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë.

Sipas njoftimit të ministrisë, bazuar në parashikimet zyrtare të temperaturave, nuk pritet të plotësohen kushtet e përcaktuara me vendimin për zbatimin e kufizimeve të përkohshme të qarkullimit.

Ministria ka bërë të ditur se do të vazhdojë të monitorojë çdo ditë parashikimet meteorologjike dhe do t’i njoftojë me kohë qytetarët dhe operatorët ekonomikë në rast se plotësohen kushtet për vendosjen e kufizimeve.

Kufizimet lidhen me automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë.

Postime të Ngjashme