Gjatë këtij takimi, Myftiu Tërnava e njohu mysafirin me punën, aktivitetet dhe angazhimin e vazhdueshëm të Bashkësisë Islame të Kosovës në shërbim të besimtarëve dhe shoqërisë kosovare.
Me këtë rast, Myftiu Tërnava përmes z. Muhamed al Menai shprehu mirënjohjen dhe falënderimin e tij për Shtetin e Katarit dhe institucionet e tij për kontributin e vazhdueshëm që kanë dhënë për Kosovën në përgjithësi, si dhe për Bashkësinë Islame të Kosovës në veçanti.
Në takim u vlerësua lart bashkëpunimi dhe mbështetja ndërmjet institucioneve, duke shprehur gatishmërinë për vazhdimin dhe thellimin e këtij bashkëpunimi edhe në të ardhmen.
Nga ana e tij, drejtori Al Menai falënderoi Myftiun Tërnava për pritjen dhe për gatishmërinë e institucionit që ai drejton për bashkëpunimin me Shtetin e Katarit.
Në kuadër të vizitës së delegacionit nga Shteti i Katarit në Kosovë, nesër, së bashku me Myftiun e Kosovës, Naim ef. Tërnava, përfaqësuesit e Shtetit të Katarit do të marrin pjesë në ceremoninë e përurimit të objektit vakëf në Gjilan, i cili është realizuar me mbështetjen e tyre

