“El Clasico” mes Barcelonës dhe Real Madridit është ndeshja kryesore e mbrëmjes padyshim.
Mirëpo përveç asaj spanjolles do të zhvillohet edhe “El Clasico” e Kosovës, me dy skuadrat gjigante Prishtina dhe Drita që vihen përballë njëra-tjetrës.
Përballja mes tyre do të ndodhte në verë, por që ishte anuluar shkaku i angazhimeve të Dritës në play-off të Conference League në atë kohë.
Përveç kësaj do të zhvillohet edhe ndeshja Feronikeli’74-Dukagjini, me të dyjat që luhen në orën 13:00.

