Enj. Sht 3rd, 2026

Hajduti futet në një lokal tekstili në Pejë dhe merr një sasi të hollash

Një rast vjedhjeje ka ndodhur në një lokal të tekstilit në Pejë, ku një person dyshohet se ka hyrë në objekt dhe ka marrë para të gatshme.

Pronari i biznesit, Ardon Musa, ka bërë të ditur për Indeksonline se rastin e ka paraqitur në organet kompetente, përkatësisht në Policinë e Kosovës.

Sipas tij, kjo nuk është hera e parë që biznesi i tij përballet me një rast të tillë, pasi vjedhja ka ndodhur për të dytën herë.

“Pra, qe dy herë më ndodh vjedhja dhe ende nuk është kapur hajni. 150 euro në arkë, dera e thyer për herën e parë diku 400-500 euro”, ka thënë Musa për Indeksonline.

Ai ka deklaruar se dëmi i përgjithshëm nga të dyja rastet kap rreth 1 mijë euro, duke përfshirë paratë e vjedhura dhe dëmet e shkaktuara në biznes.

Indeksonline ju sjell pamjet e momentit kur hajni futet në lokalin e tekstilit në Pejë.

Postime të Ngjashme