Mër. Sht 2nd, 2026

Pas transferimit te Manchester City, Fernandez “thumbon” ish-skuadrën e tij

Enzo Fernandez është transferuar te Manchester City nga Chelsea për 125 milionë euro, duke firmosur kontratë pesëvjeçare me kampionët e Anglisë.

Mesfushori argjentinas bëhet lojtari më i shtrenjtë në historinë e Premier Leagues, ndërsa te City do të ribashkohet me ish-trajnerin e tij, Enzo Maresca.

Pas transferimit, Fernandez ka shprehur entuziazmin për aventurën e re.

“Manchester City është klubi më i suksesshëm në Angli kohët e fundit. Çdo lojtar dëshiron të jetë pjesë e një klubi si ky”, deklaroi ai.

Fernandez shtoi se është i gatshëm të japë gjithçka për klubin dhe të mësojë nga bashkëlojtarët e tij për t’u bërë një futbollist edhe më i mirë.

“Dua t’i jap absolutisht gjithçka Manchester Cityt dhe t’ua shpërblej besimin sa më shpejt të jetë e mundur”, u shpreh argjentinasi

Postime të Ngjashme