Mar. Sht 1st, 2026

Ramadani pa sukses në hedhjen e gjyles në “Taranto 2026”, kërkon falje babai i tij

Atleti kosovar Muhamet Ramadani nuk arriti të përmbushë pritshmëritë në garën e hedhjes së gjyles në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, ku u rendit në vendin e nëntë me rezultat 18.74 metra.

Pas garës, babai i tij, njëherësh trajneri Shaban Ramadani, reagoi me një mesazh publik, duke kërkuar falje për performancën e djalit të tij dhe duke pranuar zhgënjimin për rezultatin, shkruan Indeksonline

“Sot, në Lojërat Mesdhetare Meti performoi shumë dobët, duke arritur rezultatin 18.74 metra në hedhjen e gjyles. Jemi shumë të zhgënjyer me këtë paraqitje, edhe pse synimi ishte të luftonim për medalje, ndërsa në fund Meti u rendit i nënti”, shkroi ai.

Shaban Ramadani tha se edhe ai kishte pritur një paraqitje shumë më të mirë, por theksoi se sporti sjell edhe ditë të vështira.

“Kërkoj falje nga zemra për këtë performancë të dobët. E di që pritshmëritë kanë qenë më të mëdha dhe edhe unë kam pritur shumë më tepër nga Meti. Megjithatë, kjo është një përvojë nga e cila do të mësojmë dhe do të punojmë edhe më shumë për t’u rikthyer më të fortë. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen dhe besimin”, u shpreh ai.

Kliko ketu per videon e plote

Postime të Ngjashme