Hën. Gus 31st, 2026

Ismet Munishi: Në futbollin e Kosovës po lulëzojnë dallavergjitë!

Screenshot

Trajneri i Lirisë, Ismet Munishi, ka ngritur shqetësime të forta për mënyrën se si funksionon futbolli në Kosovë, duke kritikuar praktikat që, sipas tij, ndikojnë në përzgjedhjen dhe avancimin e trajnerëve.

Duke folur në emisionin “Kampionët”, Munishi deklaroi se në futbollin kosovar ende ekzistojnë raste kur trajnerët përzgjidhen përmes lidhjeve personale dhe ndërmjetësimeve, e jo vetëm në bazë të meritës profesionale.

“Te ne trajnerët ende shkojnë me mik, e me msitni. Në këtë bërllok vendi duhet me u njoftë mirënjohja”, u shpreh Munishi.

Deklarata e trajnerit të Lirisë vjen si një kritikë e drejtpërdrejtë ndaj dukurive që, sipas tij, po dëmtojnë zhvillimin e futbollit dhe po e zbehin rëndësinë e meritokracisë në këtë sport.

Postime të Ngjashme