Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Betim Fazliji, është duke bërë ndryshim skuadre gjatë afatit kalimtar të verës.
Fazliji pritet të transferohet te Zurich,
Lajmin e ka bërë të ditur “Blick”, të cilët raportojnë se tashmë është arritur marrëveshja.
Fazliji është pjesë e St Gallenit, ku ishte transferuar nga St. Pauli për 450 mijë euro.
Te Zurich, mbrojtësi kosovar ka disa lojtarë shqiptarë, duke përfshirë: Valon Berishën, Bledian Krasniqin dhe Lindrit Kamberin.

