Sht. Gus 29th, 2026

Myftiu Naim ef. Tërnava, së bashku me bashkëpunëtorët e tij, viziton objektin e restorantit të Medresesë së Mesme “Alauddin”

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, së bashku me bashkëpunëtorët e tij, vizitoi objektin e restorantit të Medresesë së Mesme “Alauddin”, i cili së fundmi është duke u rinovuar.

Gjatë vizitës, Myftiu Tërnava u njoh nga afër me ecurinë e punimeve, për të cilat e njohu drejtori i Medresesë, prof. Ekrem ef. Maqedonci. Drejtori tha se punimet po zhvillohen sipas planit dhe se restoranti pritet të jetë i gatshëm për shfrytëzim me fillimin e vitit të ri shkollor.

Ky investim synon krijimin e kushteve më të përshtatshme për nxënësit e Medresesë, duke ofruar një hapësirë më funksionale, moderne dhe të përshtatshme për shërbimin e ushqimit.

Myftiu Tërnava vlerësoi punën që po bëhet dhe theksoi rëndësinë e vazhdimit të investimeve në përmirësimin e kushteve për nxënësit dhe zhvillimin e infrastrukturës së institucioneve arsimore të Bashkësisë Islame të Kosovës.

Postime të Ngjashme