Sht. Tet 31st, 2026

Drita vazhdon serinë e fitoreve, mposht Vushtrrinë dhe i afrohet kreut

Drita ka shënuar fitore me rezultat 3-1 ndaj Vushtrrisë, në ndeshjen e vlefshme për javën e 12-të të Albi Mall Superligës së Kosovës.

Skuadra e Ardian Nuhiut vazhdon formën e mirë, duke regjistruar fitoren e katërt radhazi dhe duke ushtruar presion në garën për kreun e tabelës,.

Mike Arthur zhbllokoi rezultatin në minutën e 19-të, ndërsa Kemelho Nbguena dyfishoi epërsinë në minutën e 31-të. Vushtrria reagoi në fund të pjesës së parë, kur Albijon Shurdhiqi shënoi një gol të bukur për 2-1.

Në pjesën e dytë, Drita e kontrolloi lojën dhe në minutën e 75-të Albert Dabiqaj shënoi golin e tretë, duke vulosur fitoren 3-1.

Me këtë triumf, Drita renditet në vendin e tretë me 23 pikë, ndërsa Vushtrria mbetet e fundit në tabelë me vetëm tri pikë.

Në xhiron e ardhshme, Drita përballet me Drenicën në udhëtim, kurse Vushtrria e pret Prishtinën.

Postime të Ngjashme