Historia e medreseve shqiptare, programet mësimore dhe roli i tyre në formimin intelektual e kombëtar ishin në fokus të referimeve shkencore në ditën e parë të konferencës ndërkombëtare në Prishtinë. Studiuesit prezantuan punime për medresetë në trojet shqiptare gjatë periudhave të ndryshme historike, figurat e dijetarëve shqiptarë dhe trashëgiminë arsimore, fetare e kulturore të këtyre institucioneve.

