Sht. Gus 29th, 2026

Xhudo nuk ndalet, vjen medalja e tretë, e fiton Flaka Hoxha

Xhudistja Flaka Loxha ka fituar medaljen e bronztë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, duke e quar në tre numrin e këtyre trofeve të fituara për Kosovën, vetëm të premten.

Ajo ishte e lirë në xhiron e parë, ndërsa në çerekfinale e mposhti me Yuko italianen Michela Terranova.

Në gjysmëfinale, xhudistja kosovare pësoi humbje me Waza-ari nga Ana Viktorija Puljiz e Kroacisë, duke u detyruar të garojë për medaljen e bronztë.
Në luftën për bronzin, Loxha u përball me turken Aysenur Budak, të cilën e mposhti me Ippon, duke ia siguruar kështu Kosovës edhe një medalje të bronztë në Mesdhetaret e Taranto 2026.

Postime të Ngjashme