Enj. Gus 27th, 2026

​Kanosje pas mesnate në Podujevë, arrestohet i dyshuari

Një person është arrestuar në Podujevë nën dyshimin se, pas një mosmarrëveshjeje, ka kanosur një burrë. Rasti ka ndodhur më 24 gusht 2026, rreth orës 02:22, në rrugën “Xhemajl Mustafa”.

Sipas raportit të policisë së Kosovës, gjatë kontrollit në shtëpinë e të dhënave është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë, së bashku me dy karikatorë dhe 14 fishekë.

“Është arrestuar i dyshuari m/k për shkak se pas një mosmarrëveshje ka kanosur viktimën m/k. Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me 2 karikatorë dhe 14 fishekë”, thuhet në raport.

Sipas raportit, i dyshuari pas intervistimit në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt.

Postime të Ngjashme