Mër. Gus 26th, 2026

Kosova dhe Maqedonia e Veriut më afër njëra-tjetrës

Sot në Shkup është zhvilluar ceremonia e vendosjes së gur themelit për ndërtimin e autostradës Shkup-Bllacë.

Në ceremoni po marrin pjesë dhe kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski dhe kryeministri në detyrë Republikës së Kosovës, Albin Kurti.

Projekti i autostradës Shkup–Bllacë konsiderohet i rëndësishëm për përmirësimin e lidhjes infrastrukturore ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, si dhe për lehtësimin e qarkullimit të qytetarëve dhe mallrave.

Autostrada pritet të ndikojë në përmirësimin e lidhjes rrugore Shkup–Prishtinë dhe në forcimin e komunikimit ekonomik e rajonal.

Postime të Ngjashme