Enj. Gus 20th, 2026

Haxhiu udhëton për në Itali në hapjen e lojërave mesdhetare “Taranto 2026”

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka udhëtuar sot për në Itali, ku do të marrë pjesë në hapjen e lojërave mesdhetare “Taranto 2026”.

Haxhiu do të marrë pjesë edhe në pritjen që presidenti i Italisë, Sergio Mattarella, organizon për krerët e shteteve dhe përfaqësuesit e lartë të vendeve pjesëmarrëse në këto lojëra.

Në këto lojëra, Kosova merr pjesë në 17 sporte individuale dhe në katër sporte ekipore, me gjithsej 163 sportistë, numri më i madh me të cilin është përfaqësuar deri tashti në Lojërat Mesdhetare.

Edicioni i Tarantos ka rëndësi të veçantë për Kosovën edhe për faktin se edicioni i ardhshëm i Lojërave Mesdhetare do të mbahet në Prishtinë, më 2030.

Postime të Ngjashme