Enj. Gus 20th, 2026

Zgjatet afati për aplikimin në provimin e maturës shtetërore

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka njoftuar se është zgjatur afati për aplikimin në provimin e maturës shtetërore, me qëllim që të gjithë nxënësit që kanë të drejtë t’i nënshtrohen provimit të kenë mundësi të aplikojnë.

Afati i aplikimit do të jetë i hapur deri të hënën, më 24 gusht 2026, në orën 11:00, ndërsa aprovimi i aplikimeve do të bëhet po atë ditë, deri në orën 12:00.

Sipas ministrisë, deri tani kanë aplikuar 4,650 nxënës, ndërsa bazuar në rezultatet e afatit të qershorit, vlerësohet se rreth 1,000 nxënës që kanë të drejtë t’i nënshtrohen provimit ende nuk kanë aplikuar.

Ministria ka thënë se zgjatja e afatit është bërë për të mundësuar përfshirjen e të gjithë kandidatëve potencialë në procesin e aplikimit.

https://www.facebook.com/MASHTI.rks/posts/1485512420274786?ref=embed_post

Postime të Ngjashme