Ka nisur rrënimi i vilave ilegale, të ndërtuara buzë liqenit të Radoniqit, në Gjakovë.
Rrënimi filloi pas paralajmërimit të ministres në detyrë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, .
“Aksioni ynë për vendosjen e ligjshmërisë anembanë Kosovës do të vazhdojë dhe prona publike do të lirohet nga uzurpimet e paligjshme”, deklaroi sot Pacolli.
Ndërkohë, autoritetet pritet të japin më shumë detaje lidhur me procedurat dhe numrin e objekteve që do të rrënohen.

