Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka kritikuar situatën politike në Kosovë, duke e cilësuar si të pakuptimtë mundësinë e shkuarjes sërish në zgjedhje.
Bajrami ka thënë se arsyetimet për moskonstituimin e Kuvendit po e mbajnë vendin pa institucione funksionale.
“Tash thonë: nuk e konstituojmë Kuvendin pa marrëveshje për Presidentin, sepse nëse s’ka marrëveshje, vendi shkon në zgjedhje”.
Ajo ka kundërshtuar këtë logjikë, duke theksuar se moskonstituimi i Kuvendit, sipas saj, çon po ashtu drejt zgjedhjeve.
“Po nëse nuk e konstituoni Kuvendin, vendi prapë shkon në zgjedhje. Atëherë, çfarë po përpiqeni të shmangni?”
Deputetja e LDK-së ka ngritur pyetje edhe për kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.
“Çka po don Albin Kurti? Pse po e shtyn vendin vazhdimisht drejt zgjedhjeve?”.
Në fund, Bajrami ka thënë se qytetarët kanë të drejtë të kërkojnë përgjigje për situatën politike.
KLIKO KETU PER POSTIMIN E PLOTE

