Mar. Kor 28th, 2026

Ndryshe nga skuadrat e tjera shqiptare, Shkëndija hap dyert e stadiumit falas për ndeshjen e Conference League-s

KF Shkëndija ka bërë të ditur se hyrja për ndeshjen e kthimit ndaj NK Bravo në kuadër të raundit të dytë eliminator të UEFA Conference League do të jetë falas për të gjithë tifozët.

Klubi tetovar ka ftuar mbështetësit dhe dashamirët e futbollit që të mbushin tribunat e stadiumit “Todor Proeski” në Shkup, ku të enjten pritet të luhet një sfidë vendimtare për kualifikimin në raundin e tretë të garave evropiane.

Për shkak të rëndësisë së ndeshjes dhe pranisë së mërgimtarëve në vendlindje gjatë kësaj periudhe, Shkëndija ka vendosur që tifozët të kenë qasje pa pagesë në tribunën jugore të stadiumit.

KLIKO KETU PER POSTIMIN E PLOTE

Postime të Ngjashme