FC Prishtina ka zyrtarizuar përforcimin e radhës për sezonin e ri, duke njoftuar transferimin e sulmuesit Assane Diatta.
Futbollisti senegalez i është bashkuar skuadrës bardhekaltër në Bolu të Turqisë, aty ku FC Prishtina po zhvillon fazën përgatitore para edicionit të ri.
Diatta vjen pas një sezoni të suksesshëm me skuadrën e Malishevës, ku në 31 paraqitje në kampionat dhe Kupën e Kosovës ka realizuar 11 gola dhe ka dhuruar 7 asistime.
Me shpejtësinë, aftësitë në krijimin e rasteve dhe rrezikshmërinë në repartin ofensiv, Prishtina pret që sulmuesi i ri të jetë një vlerë e shtuar për ekipin në garat e sezonit të ardhshëm.
“Mirë se erdhe në familjen bardhekaltër, Assane!”, ka shkruar FC Prishtina në njoftimin e saj zyrtar.
KosovaPress

