Imami i fshatit Zlipotok, Gazmend Tahirovci, u ther për vdekje të hënën mbrëma, në rrethana të dyshimta.
Pas veprimeve intensive operativo-hetimore të ndërmarra pa ndërprerje nga Policia e Kosovës, u arrit lokalizimi dhe arrestimi i të dyshuarit për këtë rast, Beshir Hamza.
vrasja e Tahirovcit u bë pasi imami mori disa plagë me thikë, të cilave nuk iu mbijetoi.
Varrimi i imamit do të bëhet sot, po në fshatin Zlipotok.
Është njoftuar se ceremonia mortore do të fillojë në orën 15:00

