KOSOVË
Këtë të mërkurë, më 1 korrik, vendi do të përfshihet nga mot i ndryshueshëm dhe i paqëndrueshëm.
Gjatë ditës parashihen reshje lokale shiu, të shoqëruara me shkarkime rrufesh.
Sipas parashikimeve të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, në disa zona të izoluara ekziston mundësia e paraqitjes së breshrit dhe erërave të përkohshme më të fuqishme, ndaj qytetarët këshillohen të tregojnë kujdes gjatë zhvillimit të këtyre kushteve atmosferike.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15 dhe 18 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 30 deri në 34 gradë Celsius.
Era do të fryjë kryesisht nga drejtimi i verilindjes, me shpejtësi prej 1 deri në 9 metra në sekondë.
SHQIPËRI
🌤️🌦️Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.
Moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash mesatare e hera-herës deri të dendura përgjatë relieveve malore në lindje e juglindje të territorit, pas orëve të pasdites pritet shpërbërje e vranësirave. Pas orëve të pasdites mot i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit.
Reshje shiu me intensitet kryesisht të ulët në pjesën më të madhe të territorit (përjashtuar vijën bregdetare) prej orëve të mesditës deri në orët e pasdites. Përgjatë relieveve malore në lindje e juglindje reshje në formën e shtrëngatave afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike.
Pas orëve të pasdites ndërprerje të reshjeve të shiut në të gjithë territorin.
🌬 Era do të fryjë me drejtim kryesor verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s. Temperatura me e ulet 16 ndersa me e larta 37 grade celcius.
🌊 Deti – Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forces 1-3 ballë.
MAQEDONI E VERIUT
Sot në Maqedoninë e Veriut pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe shumë i nxehtë. Gjatë pasdites do të ketë zhvillime të lehta të vranësirave, ndërsa në zonat malore mund të paraqiten reshje të izoluara shiu me bubullima. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verior.
🌡️ Temperatura më e ulët në nivel vendi: 13°C
🌡️ Temperatura më e lartë në nivel vendi: 38°C

