Vëllaznimi edhe këtë herë nuk arriti të ngritet në Superligë.
Ndonëse ishin në avantazh ndaj Vushtrrisë, nuk arritën të mbajnë rezultatin duke humbur 1-3.
Rreth kësaj reagoi edhe kapiteni i Vëllaznimit, Rron Rogova.
“Nuk është lehtë me gjet fjalë pas një fundi si ky.
Ishim vetëm 45 minuta larg ëndrrës që e kemi ndërtu gjithë sezonin me mund, djersë e sakrificë. Fatkeqësisht nuk arritëm me e mbyll ashtu siç e kemi ëndërru. Por pavarësisht dhimbjes, krenaria për këtë ekip është ma e madhe se çdo rezultat. Ky sezon ka qenë i vështirë në çdo aspekt shumë sakrificë, shumë lodhje, shumë momente të rënda po asnjëherë nuk jena dorëzu. Faleminderit cdo bashkëlojtari, trajnerëve dhe kryesisë së klubit për çdo sakrificë gjatë këtij rrugëtimi. Një falënderim i veçantë shkon për tifozët tanë dhe “Kuqezinjët e Jakovës që nuk na lanë vetëm asnjë moment në çdo stadium, në çdo ndeshje, në fitore e zhgënjim nuk jeni ndalur duke na japur përkrahje. Futbolli nganjëherë të rrëzon, por karakteri tregon si ngrihesh përsëri. Kjo nuk është fundi i ëndrrës. Do rikthehemi me të fortë”, ishin fjalët e Rogovës.
Vëllaznimi, e mbylli sezonin në vend të 6-të ku grumbulluan 70 pikë.

