Enj. Shk 19th, 2026

Bërnjak: Gjatë kontrollit, policia gjen në një veturë vulë dhe dokumente serbe

Një vulë me mbishkrim në gjuhën serbe dhe disa dokumente të tjera janë sekuestruar gjatë një kontrolli policor në pikën kufitare në Bërnjak.

Sipas njoftimi të policisë, gjatë kontrollit të një automjeti me targa të Serbisë, që drejtohej nga një i dyshuar mashkull kosovar, janë gjetur dhe sekuestruar: një vulë me shkrim serb, disa dokumente në gjuhën serbe, një kërkesë nga Ministria e Brendshme e Serbisë, si dhe dy kontrata të përpiluara në gjuhën serbe.

Me urdhër të prokurorit kompetent, vula dhe dokumentet janë konfiskuar për procedura të mëtejme hetimore.

“SPK. Bërnjak 18.02.2026 – 22:25. Gjatë kontrollit në automjetin me targa të Serbisë drejtuar nga i dyshuari mashkull kosovar, janë gjetur: një vulë me shkrim serb, disa dokumente tjetra në gjuhën serbe, një kërkesë nga MB e Serbisë, dy kontrata serbe etj. Me urdhër të prokurorit vula dhe dokumente i janë konfiskuar, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *