Mër. Shk 18th, 2026

Zyrtare: Kosova do të jetë pa Amir Rrahmanin ndaj Sllovakisë

Amir Rrahmani do të humbasë ndeshjet vendimtare të Kosovës gjatë muajit mars, për kualifikim në Kupën e Botës.
Kapiteni i Kosovës nuk do të luajë ndaj Sllovakisë, për shkak të lëndimit të fundit që ka pësuar në ndeshjen e fundjavës, mes Napolit dhe Romës.
Sipas raportimeve nga mediat italiane, Rrahmani do të jetë jashtë fushave për disa muaj.
Skuadra e Napolit ka konfirmuar se ai ka kryer testet mjekësore në spitalin “Pineta Grande”, të cilat zbuluan një lezion të gradës së lartë në biceps femoris në kofshën e majtë.
Rrahmani kështu ka një dëmtim të shkallës së lartë në kofshën e majtë dhe nuk do të luajë disa muaj.

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *