Bisedimet mes SHBA-së, Rusisë dhe Ukrainës në Gjenevë kanë përfunduar.
Një zyrtar ukrainas konfirmoi se takimi zgjati rreth dy orë.
Pas përfundimit të bisedimeve trilaterale, Rustem Umerov, kreu i delegacionit ukrainas në Zvicër, u shpreh se negociatat ishin përmbajtësore dhe disa çështje u sqaruan, shkruan skynews.
Ai shtoi se kishte pasur përparim dhe se qëllimi i Ukrainës mbetet një paqe e drejtë dhe e qëndrueshme.
Përfunduan bisedimet trepalëshe, shefi delegacionit ukrainas thotë se u sqaruan disa çështje me rusët telegrafi.com
Ndërkohë, Volodymyr Zelensky ka dhënë më shumë detaje rreth pozicionit të Ukrainës pas raundit të dytë të bisedimeve. Presidenti ukrainas tha se po punon me delegacionin për “t’i afruar paqen e vërtetë”.
“Prioritet janë garancitë e sigurisë për Ukrainën. Përfaqësuesit ukrainas kanë udhëzime të qarta për çdo aspekt të negociatave,” shtoi ai. Ai gjithashtu deklaroi se pret një raport të detajuar pas përfundimit të të gjitha takimeve.
Bisedimet trepalëshe pritet të vazhdojnë për të dhënë fund luftës që nisi në vitin 2023, kur Rusia pushtoi Ukrainën.
Përfunduan bisedimet trepalëshe, shefi delegacionit ukrainas thotë se u sqaruan disa çështje me rusët

