Mër. Shk 18th, 2026

Presidenti i Çekisë uron Osmanin për 18-vjetorin e pavarësisë, kërkon thellim të bashkëpunimit

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pranuar një letër urimi nga Presidenti i Republikës Çeke, Petr Pavel, me rastin e Pavarësisë së Kosovës.

Presidenca njofton se në mesazhin e tij, Presidenti i Çekisë ka përgëzuar Presidenten Osmani dhe qytetarët e Kosovës, duke vlerësuar marrëdhëniet miqësore dhe partneritetin e konsoliduar ndërmjet dy vendeve.

Ai ka shprehur besimin se bashkëpunimi do të vazhdojë të zhvillohet dhe të thellohet në një drejtim pozitiv, duke kontribuar në stabilitetin dhe prosperitetin rajonal.

Presidenti i Çekisë ka rikonfirmuar mbështetjen e vendit të tij për avancimin e integrimit evropian dhe euroatlantik të Kosovës.

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *